Reagime të ashpra në Kosovë, kundër Artur Zhejit dhe Dritan Shakohoxhës

Sonte në emisionin “Opinion” u zhvillua një debat i nxehtë për temën e bashkimit kombëtar dhe ekzistimi i një shtetit të vetëm shqiptarë.

Lajme

12/10/2016 00:20

Në këtë emision ishte të ftuar, komentatori i sportit Dritan Shakohoxha, publicisti Artur Zhejit, deputetit i VV-së, Fisnik Ismaili, të cilët ishin pro bashkimit kombëtar dhe kundërshtonin fuqishëm që Kosova të ketë kombëtare futbolli apo edhe gjëra të tjera elementare të të qenit shtet. Ndërsa, në anën tjetër, ishin ata që e mbronin përfaqësuesen, simbolet dhe shtetin e Kosovës, ktu renditeshin analisti i çështjeve politike, Dastid Pallaska dhe gazetari, Adriatik Kelmendi.

Gjatë debati nuk u la gjë pa u thënë në kundërshtimin e simboleve, himnit, ngjyrave, përfaqësueses, sportistëve, politikanëve e besa edhe tifozëve që përkrahin Kosovës dhe përfaqësojnë atë si shtet.

Por, si duke kjo gjë nuk kaloj pa u vërejt edhe jashtë emisioni, pasi në Kosovë shpërthyen reagime të shumta nga ana e njerëzve me ndikim në vend, shkruan lajmi.net.

Gazetari, Berat Buzhala i ka dalë në mbrojtje Pallaskës, duke e bërë më dije se ai emision nuk ishte asgjë më shumë se një kurth.

Buzhala i është drejtuar me një gjuhë të ashpër panelistëve “kundërshtarë” të Kosovë duke i quajtur huliganë, teveqel e fjalë të tjera.

Por, kjo nuk mbaroj këtu, në pyetjen kriminale dhe idiotike siç e quajti Buzhala që Dritan Shakohoxha i drejtoj Pallaskës, “ A jeni ju për bashkim kombëtar?”, Buzhala i thotë se është mirë të pyetet populli dhe shefi i tij Edi Rama nëse janë për bashkim kombëtar, pastaj të drejtoj pyetjen të tjetër kush.

“Dastid Pallaska, po me vjen keq qe paske qene ne nje kurth. Paneli paskan qene te pacipe. Me keta huligane po besoj qe kisha dite me komuniku, marre parasysh eksperiencen qe e kam.”

Dritan Shakohoxha po e pyet nje te Kosoves, a je per a kunder bashkimit.

O teveqel, ti e ki shtetin tend, e ki qeverine tende, pse nuk po e organizon nje referendum ne Shqiperi me pyetjen per bashkim kombetar?

Pse nuk po i thuan popullit tand? Pse ne Kuvendin e Shqiperise nuk eshte asnje parti politike per bashkim kombetar?

Qysh eshte e mundur qe na me u pergjigj ne kete pyetje idiotike? Ne kete pyetje kriminale?

Pse nuk po e pyet shefin tend, Edi Ramen, o teveqel? Pyete ate pse nuk po organizon referendumin?”, shkruan Buzhala në llogarinë e tij në Facebook.

Berat Buzhala është person që nuk i mjafton ta shpreh gjithë atë që ndjen me një status, pasi ai bëri disa të tillë për këtë emision, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, në Shqipëri nuk është aspak jopatriotike nëse dikush prej tyre zgjedh të luaj për Greqinë, ndërsa për Kosovës qenka.

“Ne Shqiperi nuk eshte aspak marre, e as jopatriotike, nese dikush prej tynve zgjedh me lujte me Greqine. Kurse me lujte per Kosoven qenka jopatriotike.

Dastidi po shtyhet me do pazarxhi, e me do tezgarosha….”, shkruan Buzhala.

Nga ana tjetër, edhe analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj gjuhës që u përdorë në emisionin “Opinion”. Ai bile i ka quajtur disa herë debilla dhe ironizojë nëse populli shqiptarë dëshiron të jetë “pro” bashkimit më Kosovë.

“po e fshijmë krejt fjalën “kombëtare”. Teatrin Kombëtar po e quajmë Teatri Përfaqësues e Bibliotekën Kombëtare-Bibliotekë Përfaqësuese. edhe po jetojmë krejt t’lumtun.”

“do t’Shipnisë nuk dojnë me na lonë as Kosovën me e dashtë. debilla.”

“veç ngojeni qasjen e ktyne tipave t’Shipnisë: Kosova osht krahinë. Debilja.”

“athu a janë këta t’Shipnisë “pro” bashkimit me ne?”, shkruan Mushkolaj në llogarinë  e tij në Facebook.

Edhe kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra ka reaguar ndaj Shakohoxhës.

Sipas, Xharrës, Shakohoxha i paska problem tifozët dhe flamurin e Kosovës.

“Shakohoxha i paska problem tifozet me flamurin e Kosoves …trus more, komento qaty naj loje, mos na lodh!”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Facebook. /Lajmi.net/