Rashiq: Ligji për FAK dhe Gjykatën Speciale të votohen nga të gjithë

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq thotë se deputetët e të gjitha partive politike shqiptare dhe të komuniteteve tjera duhet të votojnë ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) dhe për Gjykatën Speciale.

Lajme

16/03/2015 20:51

Gjithashtu Rashiq mendon se Lista Serbe duhet të rikthehet në institucione.

“Konsideroj se marrja e përgjegjësisë në aspektin e krijimit të FAK-ut kish qenë e domosdoshme, ju e menaxhoni procesin. Mos lejoni që procesi të menaxhojë me ju, përkundrazi në këtë rast ne kishim mundur si pakica, si komunitete që të marrim pjesë aktive në rolin e krijimit dhe aty brenda ju mund të mbroni interesat e veta dhe interesat e komuniteteve. Nëse nuk jeni konstruktiv, nëse nuk jeni pjesë e organizimit të FAK-ut, në këtë rast mund të ndodhë që vetëm pas presioneve, pas një marrëveshje politike, që ndoshta mund të bëhet në Bruksel, kur votoni pa pas qasje në sistem, pa pasur qasje në krijimin e metodologjisë për krijuar një mbrojtje të interesave brenda institucioneve, që do të thotë unë jam pro menaxhimit të procesit, pro marrëveshjeve dhe pro mbrojtjes së interesave të komuniteteve brenda FAK-ut”, tha Rashiq për RTV21.