Ramos – Welbeck, a e dini këtë fakt interesant?

Nëse fillojmë të flasim për golat e mbrojtësve në futboll, sigurisht që mendja menjëherë do na e kujtojë Sergio Ramosin.

Sport

23/02/2018 20:06

Spanjolli i Real Madridit, është njëri nga mbrojtësit me më së shumti gola në botë.

31 vjeçari ka arritur që gjatë karrierës së tij t’i shënojë 88 gola, me Real Madridin, Sevillan dhe Spanjën.

Faqja ‘Sporf’ në Twitter, ka bërë një krahasim të thjeshtë, duke nxjerrë rezultatet se Ramos ka shënuar gola më shumë se Danny Welbeck i Arsenalit, që gjithsejtë ka shënuar 74 gola.

Në fakt, Ramos nuk e lë pas vetëm sulmuesin e Arsenalit, por edhe shumë sulmues të tjerë./Lajmi.net/