Rama shkarkon zëvendësdrejtorin e SHISH-it
Ylli Alushi është shkarkuar nga posti i zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Lajme
Ai është shkarkuar nga detyra me propozim të kryeministrit Rama, të dekretuar nga presidenti Bujar Nishani.
Alushi ka mbajtur për 14 vjet postin e nëndrejtorit në shërbimin inteligjent. Nga 1992 deri në vitin 1996, ka pasur disa detyra me rëndësi në Shërbimin Informativ të Ushtrisë.
Që prej vitit 2003, ai u emërua zëvendësdrejtor i SHISH-it me një dekret të presidentit Nishani.