Rakitic: Kështu do të fitojmë 4:0 ndaj Juventusit

Ivan Rakitic beson se me ndihmën e tifozëve, Barcelona mund ta përmbys disavantazhin ndaj Juventusit dhe të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

16/04/2017 08:31

Barcelona beson në rikthim ndaj Juventusit.

Mesfushori Ivan Rakitic është i bindur se me ndihmën e tifozëve, skuadra katalane do të arrijë që të rikthehet nga disavantazhi 3:0 nga ndeshja e parë në Torino.

“Do të mbështetemi 100 për qind tek tifozët tanë”, deklaroi Rakitic, përcjell “lajmi.net”.

“Së bashku me ta mund të fitojmë 4:0”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy