‘Qumili’ me urim të veçantë për vajzën e tij (Foto)

Humoristi i njohur Sevdai Radogoshi - Qumili sot ka një arsye më shumë për të festuar.

ShowBiz

09/05/2017 14:35

Kjo pasi vajza e tij Dafina sot feston ditëlindjen, dhe ai ka zgjedhur ta uroj edhe publikisht, shkruan lajmi.net

‘Qumili’ krahas disa fotografive të vajzë ka bërë një urim interesant ku edhe ka treguar se kur ka lind vajza e tij ai ka qenë veç 22 vjeçar.

”Kur linde ti Dafinë isha 22 vjeqar, sdisha as mu gëzu se nuk besojsha që une u bana babë, te merrsha ne duar te merrsha erë, hala e nuhas at erë te mirë …Urime ditlindjen Dafina Radogoshi-Ibraimi”, ka shkruar ai./Lajmi.net/