QKK-ja e Shqipërisë mbështet tre filma nga Kosova

Qendra Kombëtare e Kinematografisë sot njofton se Këshilli Miratues i Projekteve u mblodh në takimin e radhës ku ka diskutuar projektet filmike të cilat do të mbështeten nga ky institucion.

ShowBiz

28/04/2016 16:56

KultPlus merr vesh se 36 mijë euro i janë dhënë projektit “Fusha e Mëllenjave” nga Arzana Kraja, për të cilin raportuam para pak ditësh.

Në anën tjetër, projekti “Shpia” nga Lindita Zeqiraj paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal” sh.p.k dhe projekti “Njeriu i dosjeve” me skenar të Arian Krasniqit dhe me regji të Ismet Sijarinës po ashtu kanë marrë mbështetje dhe financim. Ende nuk dihet shuma e dhënë nga QKK për këto projekte filmike.

Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” nga Kushtrim Bekteshi nuk është financuar.