Qeveria Haradinaj mbush një vit

Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të dielën ka shënuar njëvjetorin e votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

09/09/2018 23:00

Puna njëvjeçare e saj është vlerësuar në mënyrë të ndryshme, nga njohësit e rrethanave politike.

Politologu Behlul Beqaj ka thënë për “Epoka e re” se gjatë kësaj qeverisje kanë ndodhur aventurat më të rrezikshme brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas tij, suksesi më i madh i Qeverisë është paralizimi i opozitës.

Ndërkaq, analisti politik, Behxhet Shala, ka thënë se Qeveria Haradinaj s’ka mundur të bëjë më shumë, meqë është ballafaquar me presion nga të gjitha anët.

Ai e ka quajtur sukses të kësaj Qeverie zgjidhjen e demarkacionit dhe liberalizimin e vizave.