Qeveria e re e Greqisë kushtëzon integrimin e Shqipërisë me minoritetin grek

Shqipëria do ta ketë mbështetjen e Greqisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, por me kushtin që respekton plotësisht të drejtat e minoritetit grek. Kështu është shprehur zëvendësministri i shtetit në qeverinë Tsipras, Terens Kuik.

Lajme

07/02/2015 12:28

Zyrtari grek i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalë referencat që lidhen me Shqipërinë e madhe dhe t’u vërë fre zërave që flasin për çështjen çame, duke u përpjekur ta ndërkombëtarizojnë atë, raporton Respublica.

“Miq-miq, por asnjëherë miqësia e dy vendeve fqinje nuk mund të mbështetet ne pretendime territoriale dhe britma ekstremiste”- është shprehur Kuik.

Sipas tij, ngjarje si e ajo e Përmetit ku u dhunua besimi fetar nuk duhet të ndodhin, pasi grekët e Vorio Epirit janë të lidhur ngushtë me Kristianizimin dhe Ortodoksinë.

Terens Kuik është përfaqësues i Partisë së Grekëve të Pavarur (ANEL), në koalicion me Syriza-n e Aleksis Tsipras.