Qeramika përdoret për protezë në këmbë, për frena të veturave ….

Fjala qeramikë vjen nga një fjalë e lashtë greke “keramikos” që paraqet poçarinë.

Fun

10/06/2016 21:05

Qeramika krijohet nga flakërimi (ngrohja) e argjilës në furra të temperaturave të larta. Disa qeramika nuk shkrihen deri në arritjen e një temperature prej 3.997 gradë celsius.

Qeramikat më të vjetra të bëra nga dora e njeriut datojnë të paktën 24,000 vjet para erës sonë dhe u gjetën në trevat e Çekisë dhe Sllovakisë.

Disa zëvendësime ortopedike të ijeve kanë protezë qeramike. Komponenti mineral natyral i kockave, është bërë në mënyrë sintetike nga një numër i burimeve biologjike dhe ki=mike dhe mund të formohet në materiale qeramike. Impiantet ortopedike të ndërtuara nga materiale lidhen lehtë me kocka dhe inde të tjera në trup, pa refuzim ose reaksione inflamatore.

Kurorat dentare janë të bëra nga qeramika.

Kompjuterët kanë përbërës prej qeramike, siç janë izolatorët, rezistorët, superpërcjellësit, kapacitorët dhe paketimet mikroelektronike.

Frenat e diskut në shumicën e veturave moderne janë të punuara nga materiale qeramike.

Qeramika gjen përdorim të gjerë në jetën e përditshme, si në tulla, pllaka dyshemeje, pllaka muri, qelqi, tjegulla, frena qeramike të veturave e tuba sanitare./ Lajmi.net