Qëndrimet e kundërta të Haradinajt e Veselit për Mogherinin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Lajme

19/12/2018 15:26

Ai ka folur edhe për shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkruan lajmi.net.

Veseli thuri lavde ndaj Mogherinit, i cili tha se roli i saj përkrah Kosovës ka qenë shumë pozitiv duke ndihmuar vendin për liberalizim të vizave dhe dialog me Serbinë.

“Shumë pozitivë dhe përkrahës, është realitet që nuk mund të krijojë konflikte”, ka thënë ai.

Mes tjerash kryetari i Kuvendit, ka kërkuar nga BE ta trajtoj barabartë Kosovën dhe Serbinë.

Mirëpo një qasje të njëjtë ndaj Mogherinit nuk e kemi edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj kohën e fundit ka pasur një përplasje me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Haradinaj tha se trajtimi i Kosovës nga BE-ja nuk është i njëjtë me të Serbisë dhe se Mogherini nuk po kryen punë dhe po i rrezikon investime e BE-së në dialog.

“Mogherini e ka çrregullu dialogun për mos me thënë e ka devijua dialogun dhe e ka rreziku investimin e BE-së për këtë dialog”, deklaroi Haradinaj. /Lajmi.net/