Qarkullimi për në fshatin turistik në Shqipëri mund të bëhet vetëm me zinxhirë

Në qarkun e Korçës situata nëpër rrugë vazhdon të jetë problematike për shkak të reshjeve të borës.

Lajme

19/11/2018 09:32

Qarkullimi në rrugët Korçë-Dardhë bëhet vetëm me zinxhirë.

Pjesërisht e kalueshme me zinxhirë mbetet dhe aksi rrugor Korçë -Voskopojë.

Po ashtu problematik është edhe aksi Korçë-Kapshticë, pasi nuk është bërë asnjë pastrim nga firma përkatëse.

Të gjitha akset e tjera janë të kalueshme pa zinxhirë, raporton oranews.

Ndërkohë vijojnë të mbeten pa energji zonat e thella të Lozhanit, Bishmice, Vithkuq, Devoll dhe Dardha për shkak të defektit të shtyllës që u rrëzua nga një ortek bore.