Putin: Rusëve po u vijnë ditë të vështira

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, të cilin e mbajti të enjten në parlament, u tha rusëve se duhet të përgatiten që të përballen me ditë të vështira që po u vijnë.

Bota

04/12/2014 15:08

Rusia është goditur rëndë nga çmimet në rënie të naftës dhe me sanksionet e vendosura nga Perëndimi, si përgjigje ndaj aneksimit të Kirimesë nga Ukraina dhe vazhdimit të ndërhyrjes nga ana Moskës zyrtare edhe në dy rajonet tjera separatiste të këtij shteti fqinj, Donetsk dhe Luhansk.

Rubla, dikur një simbol i stabilitetit nën udhëheqjen e Putinit sa ishte kryeministër, pësoi rënien më të madhe të hënën e kaluar, madje të atillë ç’fare nuk është shënuar që nga viti 1998.

Ndërkohë Qeveria e udhëhequr nga ish presidenti, Dimitri Medvedev ka paralajmëruar se Rusia do të bjerë në recesion vitin e ardhshëm.

Duke folur përpara anëtarëve të të dyja dhomave në Kremlin, Dhomës së Ultë dhe Dumas, Putin akuzoi qeveritë perëndimore se me sanksione po përpiqen për të ngritur një “perde të hekurt” rreth Rusisë, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Ai nuk shprehu keqardhje për aneksimin gadishullin të Ukrainës, Krimesë, duke thënë se ky territor kishte një “kuptim të shenjtë” për Moskën, dhe prandaj iu bashkëngjit Rusisë me vetdëshirë.

Presidenti rus këmbënguli se “tragjedi”, siç tha ai në juglindje të Ukrainës, në Donetsk dhe Luhansk, ka provuar se politika e Moskës ka qenë e drejtë, duke thënë se megjithëkëtë, Rusia do të respektojë shtetin fqinj të saj si “një vend vëlla”.

Putin tha se ajo që ka ndodhur në Kiev me rrëzimin e ish-presidentit Viktor Yanukovich (një aleatë i Rusisë), ishte një “grusht shteti i paligjshëm”, ndërsa sanksionet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, sipas tij kanë qenë thjeshtë “justifikim” për të frenuar hovin e zhvillimit ekonomik të Rusisë.