Punëtorët e larguar nga KEDS-i: Stop akademisë së turpit (Foto)
Punëtorët që janë larguar nga puna në KEDS kanë protestuar sot derisa kjo kompani po mbante një ceremoni në periferi të kryeqytetit.

Lajme
Ata mbanin në duar pankarta “Largohen punëtorët me mbi 30 vite përvojë pune, punësohen punëtorë me pagë 170 euro”, shkruan lajmi.net
“Stop KEDS – Akademia e turpit”
Kujtojmë se Inspektorati i Punës në ankesën që e kanë bërë rreth 200 punëtorë të KEDS-it që janë larguar nga puna, ka marrë vendim pozitiv për ta në shkallën e parë.
Ndryshe këta punëtorë kanë pasur kontrata të përhershme dhe kanë kërkuar takime me krerët institucional por nuk janë pritur. /lajmi.net