Punëtorët e KEK-ut marrim paga me rritje

Të martën, 4,800 punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë marrë rreth 120 euro më shumë pagë. Ata shprehen të kënaqur me këtë rritje.

Lajme

15/04/2014 19:23

Rritja e cila qe kërkesë e kryeministrit Hashim Thaçi, është realizuar. Inxhinieri në KEK, Izet Hoti falënderon të gjithë ata që kontribuan në këtë rritje.

“Kjo është paga e parë me rritje. Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për rritjen e pagave”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Ndërkaq, kryetari i sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Muharrem Gashi tha se kërkesa për ngritjen e pagave ka qenë kërkesë e tyre, andaj ai i gëzohet lajmit që kjo kërkesë është realizuar.

“Kjo ngritje ka qenë vitin e kaluar pjesë e kërkesave. Tash qysh e kemi kërkuar ne Sindikata edhe është realizuar.”

Rritjen e pagave të punëtorëvë të KEK-ut nuk e bëri kryeministri Hashim Thaçi, por Bordi i kësaj ndërmarrje. Por, kjo ngritje u bë vetëm pas kërkesës së kryeministrit. Kjo ngritje e pagave obligon menaxhmentin e KEK-ut që të ulë shpenzimet e tjera.