Puna e gjatë në kompjuter shkakton pasoja, ja zgjidhja

Pasojat e qëndrimit për një kohë të gjatë para ekranit të kompjuterit janë të mëdha, shkaktojnë sëmundje të ndryshme dhe dëmtojnë shikimin.

Lifestyle

22/06/2016 09:48

Deri më tani, sigurisht keni dëgjuar që qëndrimi i gjatë para kompjuterit shkakton më tepër probleme shëndetësorem, rrezik më të madh për kancer, sëmundje të zemrës dhe trashje, kështu ekspertët i këshillojnë këta njerëz të qëndrojnë më shumë në këmbë.

Sipas Shoqatës amerikane të optometristëve, një punëtor mesatar kalon shtatë orë në ditë para kompjuterit, pa marrë parasysh se a punon nga shtëpia apo zyra.

Si rezultat i kësaj, punëtorët kanë rrezik më të madh për sindromin e shikimit kompjuterit, një gjendje shëndetësore me simptome siç është lodhja e syve, kokëdhembja, shikimi i mjegulluar, sytë e thatë dhe dhembja në supe dhe qafë.

Për ta ruajtur shikimin tuaj, shoqata këshillon rregullën 20-20-20 bëni pauzë prej 20 sekondave për të shikuar diçka 20 këmbë të larguar nga ju, çdo 20 minuta.

Përveç kësaj, rekomandohet vendosja e ekranit 20-26 inç larg syve dhe pak nën nivelin e syve, hapja dhe mbyllja më e shpeshtë e syve, pauza të rregullta nga puna në kompjuter, pastrimi i rregullt i ekranit, rregullimi i kontrastit dhe ndritshmërisë së ekranit, eliminimi i dritës së jashtme.