Publikohet “Daja” nga Bes Kallaku dhe Ermal Fejzullahu

Projekti i tyre i paralajmëruar ditë më parë tashmë është lansuar.

ShowBiz

15/06/2018 14:04

Ermal Fejzullahu dhe artisti nga Shqipëria, Bes Kallaku sapo kanë publikuar këngën e re “Daja”, shkruan lajmi net.

Kënga vjen ritmike me muzikë të Edlir Begollit dhe me tekst të vetë Besit, ndërkaq për videon është përkujdesur Eduart Grishaj.

Një performancë siç nuk e keni parë më herët nga Ermali dhe Bes Kallaku, këngën mund ta dëgjoni në kanalin Youtube. /Lajmi.net/

YouTube player