Pse shohim ëndrra të këqija?

Aktiviteti i trurit gjatë natës, varet nga shumë faktorë, ndër të cilët, më të rëndësishmit janë, ushqimi që hamë apo stresi që kemi grumbulluar gjatë ditës

Fun

15/09/2016 08:50

Situatat apo bisedat e ndryshme që bëjmë, ngelen shpesh në nënvetëdije, për t’u tjetërsuar e rishfaqur, gjatë natës, në forma të tjera.

Kur ëndrrat janë të bukura, janë të mirëpritura ama, kur ato të tmerrojnë, nata kthehet në makth! Më poshtë keni arsyet që ju çojnë në situatat e pashpjegueshme, gjatë natës!

1. Nëse jeni shumë të stresuar
2. Nuk keni fjetur mirë një natë më parë
3. Nëse keni ngrëne ushqime pikante para se të shkoni për të fjetur
4. Merrni Melatonin para se të shkoni për të fjetur
5. Shikoni TV para se të shkoni për të fjetur.