Protestë kundër dhënies së pronave private fabrikës së Ferronikelit

Përmes një proteste të paralajmëruar, banorët e fshatit Çikatovë e Vjetër do të kundërshtojnë vendimin që pronat e tyre private t’i falën fabrikës Ferronikel.

Lajme

31/10/2018 07:48

Banorët e fshatit Çikatovë e Vjetër kanë paralajmëruar për sot një protestë në shenjë kundërshtimit sipas tyre vendimit që pronat e tyre private t’i falën fabrikës Ferronikel.

Në një njoftim të publikuar, thuhet se ata do të dalin në mbrojtje të pronave të tyre.

Protesta mbahet në fshatin Çikatovë e Vjetër, rruga Drenas-Gradicë, prej orës 9:00.