Protesta në Rusi kundër rritjes së moshës së pensionimit

Në mbarë Rusinë po mbahen protesta për të kundërshtuar planin e qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension për pesë vjet.

Bota

22/09/2018 18:04

Protesta janë mbajtur në shumë qytete në Rusi. Shumica prej tyre janë ndaluar nga autoritetet.

Protesta për këtë çështje, të organizuara më herët gjatë këtij muaji nga lideri opozitar Aleksei Navalny, çuan në burgosjen e mbi një mijë personave në mbarë Rusinë.

Plani i qeverisë është që të rrisë moshën e daljes në pension për burrat në 65 vjet, ndërkaq gratë, sipas këtij plani, do të pensionohen në moshën 60 vjeçe.