Protesta kundër Trumpit, përkrahësit e demokratëve djegin flamurin amerikan (Video)
Pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendet që tashmë njihen si bastione të demokratëve, kanë shprehur revoltën e tyre përmes protestave kundër Trumpit.
Bota
Madje gjatë këtyre protestave demonstruesit janë përplasur edhe me Policinë, shkruan lajmi.net.
E për më tepër, disa nga protestuesit ttejet të revoltuar ndaj rezultatit që zgjodhi Tumpin president, kanë shkuar deri në atë pikë që të djegin edhe flamurin e shtetit të tyre.
CNN raporton se, sipas vlerësimeve të policisë, u mblodhën në Nju Jork rreth pesëmijë njerëz duke brohoritur slogane kundër Presidentit të ri Donald Trump. Policia arrestoi 15 demonstrues.
Protestat janë duke u zhvilluar në Uashington, Nju Jork, Atlanta, Austin, Boston, Çikago, Denver, Philadelphia, Portland, San Francisko dhe Seattle./Lajmi.net
Fire of some sort in front of Trump Tower now. pic.twitter.com/Io2B34RhS9
— Patrick deHahn (@patrickdehahn) November 10, 2016
Donal trump protests in New York City pic.twitter.com/zBfjWTfRsS
— Joel Lopez (@ovo_oxymoron) November 10, 2016
So this is now happening. pic.twitter.com/kfapVoNIB7
— William J. Upton (@wupton) November 10, 2016