Projekti “policimi në bashkësi”, i dështuar

Njohësit e çështjeve të sigurisë, Behar Selimi dhe Burim Ramadani, nuk janë të kënaqur me rezultatet e strategjisë së policimit në bashkësi, e cila ka filluar të zbatohet që nga viti 2012.

Lajme

08/07/2015 07:59

Ata kanë vlerësuar për ‘Epokën e re’ se kjo strategji, për shkak të mentalitetit të policisë dhe qytetarëve nuk ka arritur t’i sjellë efektet e pritura.

As qytetarët nuk i kanë parë ende policitë e lagjes që parashihen me këtë strategji.

Megjithatë, Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka vlerësuar se kjo strategji është në rrugë të drejtë të zbatimit, mirëpo kërkon kohë në ndryshimin e mentalitetit qytetar. /Epoka e re