Programi YES shpallë konkurs për të ndjekur studimet në Amerikë

Programi i shkëmbimit të të rinjve dhe i studimit Kennedy-Lugar (YES) financohet përmes Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sponsorizohet nga Zyra e Çështjeve të Arsimit dhe të Kulturës (ECA) për dhënien e bursave për nxënës të shkollave të mesme për të kaluar një vit shkollor në SHBA.

Lajme

12/09/2018 16:46

Nxënësit jetojnë me familje mikpritëse, ndjekin shkollën e mesme, marrin pjesë në aktivitete për të mësuar për shoqërinë amerikane dhe vlerat, fitojnë aftësi drejtuese, dhe ndihmojnë që të edukojnë amerikanët për vendet dhe kulturat e tyre.

Të gjithë ata nxënës që shprehin dëshirë të jenë pjesë e programit mund të regjistrohen  nga qytetet e cekura më poshtë:

Prizren, e enjte, 13 shtator, 2018 Regjistrimi nga 09:00-12:00 Asociation “Loyola-Gymnasium” Rruga e Tranzitit Petrovë 20000 Prizren – Kosovë

Prishtinë, e shtunë, 15 shtator, 2018 Regjistrimi nga 09:00-12:00 Fakulteti Filozofik Rr. “Eqrem Çabej” nr.21 10000 Prishtinë

Se cilat janë kushtet e aplikimit dhe dokumentet përcjellëse, mund t’i lexoni në kolonën e bashkëngjitur më poshtë: