Pritje madhështore e Ziadin Selës në vendlindjen e tij (Foto/Video)
Ziadin Sela sot është liruar nga spitali, ku qëndroi për gati 9 ditë.
Lajme
Ai pasi u largua nga spitali në Tetovë ka arritur në Livadhia të Strugës, ku u prit nga shumë qytetarë, raporton lajmi.net
Njerëzit që kishin dalur për ta pritur liderin e LR-PDSH mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe të Amerikës.
Gjithashtu në parullat e tyre shkruhej: “Bota kërkon drejtësi”, “Livadhia sot ka festë”, dhe parulla tjera.
Deputeti shqiptar ishte një nga personat e sulmuar nga huliganët maqedonas mbrëmjen e 27 prillit, në Kuvendin e Maqedonisë pasi Talat Xhaferi u zgjodh kryetar.
Ai ishte në gjendje të rëndë pas dhunës që u ushtrua nga nacionalistët që disa prej tyre ende nuk janë liruar. /Lajmi.net/



