Prishtinë, e gjen vëllanë të vdekur në bodrum të ndërtesës

Një person ka raportuar në polici se në bodrumin e ndërtesës së tij ka gjetur vëllanë e tij të shtrirë, me dysheme se ishte pa shenja jete.

Lajme

01/09/2014 12:25

Me t’u informuar policia dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në rastin i cili ka ndodhur në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, mjeku kujdestar në vend ngjarje ka konfirmuar vdekjen e personit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.