Prishtinë, arrestohet një person për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabanidim me migrantë.

Lajme

20/04/2017 11:45

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari në Prishtinë, është shtetas i Kosovës.

“Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me urdhër të prokurorit ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën kontrabandim me migrantë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./ Lajmi.net/