Prishet armëpushimi treditor në mes Izraelit dhe Gazës

Një raketë e lëshuar nga Gaza ka rënë në jug të Izraelit, vetëm pak orë para se të përfundonte armëpushimi treditor.

Bota

13/08/2014 22:54

Policia izraelite raporton se raketa ka rënë në një vend të hapur afër pikës së njohur turistike Ashkelon, por nga kjo askush nuk ka pësuar.

Ndërkaq, në anënë tjetër, militantët e Hamasit mohojnë se ata e ka hedhur këtë raketë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Delegacionet edhe nga Palestina, por dhe nga Izraeli janë duke zhvilluar bisedime indirekte me ndërmjetësimin e Egjiptit, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje afatgjatë e konfliktit të Gazës.

Më shumë se 2 mijë njerëz kanë vdekur që kur se luftimet në Gaza filluan më 8 qershor.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në mesin e viktimave janë 1,900 palestinezë, shumica civilë, ndërkaq 64 ushtarë dhe tre civilë izraelit kanë mbetur të vrarë.