Prindërit zbulojnë një sekret të dhimbshëm tek vajza e tyre e adoptuar (Foto/Video)

Lisa dhe Gene Lumpkins janë një çift i martuar dhe i lumtur me dy fëmijë, por në jetën e tyre diçka u mungonte...

Fun

04/05/2016 11:38

Çifti nga Georgetown në Amerikë,vendosën të adoptojnë një vajzë të vogël nga Kina e cila quhet Aubrey, një vajzë e cila ka nevoja të veçanta, transmeton lajmi.net.

Kur Aubrey lindi, nëna e saj biologjike kishte tentuar ta vriste atë por nuk arriti, megjithatë kishte abuzuar me të gjatë tërë kohës, derisa vajza është marrë nga shteti.

Tani ajo u bë pjesë e një familje shumë të mirë, por, së fundi jeta e saj ka marrë një kthesë të papritur.

Një shoqe e Lisës, ka postuar një fotografi të një vajze tjetër e cila është në kërkim të një familje pasi është jetime.

Por kur Lisa e pa atë fotografi u habit sepse ishte krejtësisht e ngjashme me vajzën e saj të adoptuar Aubrey.

Lisa i bëri ADN-në vajzës së saj, dhe kur morri rezultatet kuptuan se Audrey nuk ishte fëmija i vetëm, ajo ka edhe një motër biologjike.

Motra e saj quhet Avery, dhe gjithashtu ka një histori të ngjashme si motra e saj Aubrey dhe është me nevoja të ngjashme, pasi tërë kohën janë abuzuar nga nëna e tyre.

Lisa, tani është në kërkim të motrës se Aubrey, dhe po bënë të pamundurën për t’i bashkuar ato përsëri.

Ajo ka postuar foto të shumta të motrave të ndara pa dëshirën e tyre, dhe po kërkon ndihmë nga të gjithë që kush di sado pak informacione për të, të lajmërojë familjen e tyre që t’i bashkojnë ato. /lajmi.net