“Princi” sot në Teatrin Dodona (Foto)

Sot me datën 25 nëntor në orën 20:00 në Teatrin Dodona do të shfaqet “Princi I” nga Mark Norfolk inspiruar dhe adaptuar nga “Hamleti” i William Shakespeare për të shënuar 400 vjetorin e veprës dhe jetës së tij.

ShowBiz

25/11/2016 08:37

“Princi I” vjen si shfaqje bashkëkohore e punuar nga ekipa e aktorëve të përbërë nga: Besim Ajeti, Florist Bajgora, Lulzim Bucolli, Maki Miftari, Ftesa Hazrolli, Adriana Morina, Ermal Sadiku dhe Ekrem Sopi.

Nriçimi do të realizohet nga Skender Latifi.

Muzika nga Agron Shala, ndërsa kostumet dhe skenografia nga Bekim Korça.

Shfaqja është mbështetur nga Ministria e Kulturës ,Color Art dhe Teatri Dodona. /Lajmi.net