Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar

Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen në pranverë të vitit 2018.

ShowBiz

27/11/2017 14:05

Njoftimi për fejesën e princit është bërë nga familja mbretërore një javë pasi mbretëresha festoi 70 vjetorin e dasmës, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Madhëria e saj i ka dhënë bekimin e saj dhe ajo dhe Princi Philip thonë se janë ‘të kënaqur për çiftin’

Dasma e çiftit pritet të bëhet në pranverë të vitit 2018m kurse Meghan mund të bëhet princeshë apo t’i jepet titulli dukeshë.

Çifti nuk ka bërë të ditur se ku do të martohen, por mund të jetë Westminster Abbey, Katedralja e Shën Palit ose Kalaja Windsor

Princ Harry 33 vjeç dhe Meghan, 36 vjeç, bënë të ditur se janë në lidhje pas gjashtë muajsh që kishin mbajtur lidhjen e fshehtë. /Lajmi.net/