Presidenti Thaçi: Sot fola me Haradinajn, e presim shpejt në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se sot ka biseduar në telefon me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është i detyruar të qëndrojë në Francë deri në një vend të ri të gjykatës atje.

Lajme

13/01/2017 18:15

“Ishte një bisede miqësore, folëm për atë që i ka ndodhur atij dhe për mundësinë që sa më shpejt të kthehet në Kosovë. Ai e kupton situatën në të cilën është gjendur, por shpresoj që më këso gjërash mos të ndodhin”, ka thënë Thaçi në Klan Kosova.

Sipas tij, Haradinaj do të kthehet shumë shpejt në Kosovë për t’u angazhuar politikisht dhe për të qenë afër familjes së tij.

Thaçi ka akuzuar rëndë edhe BE-në për validitetin e fletarrestëve të Serbisë për politikanët e Kosovës. /Lajmi.net/