Presidenti Thaçi pret në takim kryeparlamentarin Veseli

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim kreun e Kuvendit Kadri Veselin. Pas takimit nuk pati deklarim për media.

Lajme

15/09/2017 10:36

Për atë se çka u bisedua në takim, nga zyrtarë e presidencës, u tha se informatat do të jepen përmes një komunikate për media.

Gjatë ditës presidenti do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Ky është takimi i parë i tre njerëzve që udhëheqin institucionet kryesore të Kosovës. Sot bëhet një javë qëkur u votua Veseli për të parin e Kuvendit, e 5 ditë për Haradinajn që u votua për në krye të ekzekutivit.

Veseli morri 62 vota të deputetëve e Haradinaj një më pak, 61 vota të mjaftueshme për marr kreun e qeverisë.