Presidenti Thaçi jep urdhër të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për Express se ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë. Ka thënë se për këtë e ka ftuar Ministrin e Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin.
Lajme
“Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim. Kam besim te plote se autoritet do ti kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet ti kryejnë këto përgjegjësi. Mjafte është mjafte. Do te ketë zero tolerance ndaj Beogradit ne cenimin e integritetit territorial te Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi, për Express.