Presidenti i quan zjarrfikësit heronj të përditshëm të shoqërisë sonë

Presidenti Hashim Thaçi e ka lartësuar punën e zjarrfikësve në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Lajme

04/05/2018 11:23

Zjarrfikësit e Kosovës, Thaçi i ka quajtur heronj të përditshëm të shoqërisë sonë.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e heronjve të përditshëm të shoqërisë sonë, zjarrfikësve. I uroj të gjitha vajzat dhe djemtë tanë, që përditë deri në vetëmohim luftojnë kundër zjarrit, për të shpëtuar jetë dhe prona të qytetarëve tanë. Institucionet e Kosovës, por edhe mbarë shoqëria jonë, duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e tyre, duke investuar kështu në sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/