Presidenti francez e viziton Irakun

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka arritur në Irak për t’i vizituar trupat e Francës, që po marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar, i cili i ndihmon Irakut në luftën kundër grupit terrorist, Shteti Islamik (IS).

Bota

02/01/2017 08:07

Zoti Hollande sot ka arritur në Irak dhe kjo është vizita e parë e një presidenti të shtetit, që merr pjesë në këtë koalicion, prej formimit të koalicionit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, para dy vitesh e gjysmë.

Presidenti Hollande shoqërohet nga ministri i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drain.

Aeroplanët francezë kanë ndërmarrë afro një mijë sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik.

Franca i ka 500 ushtarë, që veprojnë si këshilltarë të forcave të Irakut, në përpjekjet e tyre për rimarrjen e kontrollit në qytetin Mosul, i cili është i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.