Presidenti demanton policinë: 12 të vdekur, 15 të tjerë në gjendje të rëndë

Presidenti i Katalonisë, Carles Puigdemont tha se në sulmin e Barcelonës janë vrarë 12 persona, 80 janë të lënduar dhe 15 janë në gjendje shumë të rëndë.

Bota

17/08/2017 23:22

Ai gjithashtu konfirmoj se dy persona janë arrestuar, transmeton lajmi.net.

Ministri i Brendshëm Joaquim Forn, më parë pati thënë se 13 persona janë vrarë dhe 80 janë të lënduar në sulmin e Barcelonës.

Ai më pas shtoi se një person është arrestuar dhe janë trajtuar si terroristë, por mohojë raportet e medias se pas sulmi nuk ka pasur pengje në restorant.

La Rambla, është zona më e frekuentuar në Barcelonë, dhe një nga destinacionet kryesore turistike në qytet këmbësorët lëvizin në mes të rrugës kur furgoni u përplas në ta.

Sulmuesi është identifikuar nga policia dhe ai është Driss Oukabir, ai ka iku menjëherë pas sulmit, teksa policia është në kërkim të tij. /Lajmi.net/