lajmi.net

Posta e Kosovës shpërblehet në ekspozitë ndërkombëtare (Video)

Posta e Kosovës është shpërblyer me vendin e 5-të për pullën më të bukur postare për vitin 2016 në ekspozitën ndërkombëtare të pullave në Austri.

Lajme

27/07/2017 09:42

Sejdi Hoxha- kryeshef ekzekutiv, i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, tha se kjo është një arritje jashtëzakonisht e madhe në promovimin e kulturës së vendit tonë.

“Pullat kanë rëndësi  të madhe për shtetin e Kosovës, ato bartin imazhe në gjitha vendet e botës”- tha Hoxha.

Secila pullë e lansuar mbart histori në vete, duke filluar nga ngjarjet kulturore , sportive etj. Pulla e cila mori vendin e 5-të ishte ajo “Evropa 2016 – Mendo gjelbër” . Këto arritje kanë ndikuar që interesimi për blerjen e tyre të rritet dhe ka bërë që të jenë më të shiturat në rajon.

“Gjithashtu vlen të ceket se tanimë  kemi mar edhe konfirmimin për shpërblimin e radhës në Verona të Italisë, ku aty do të marim pjesë me pullën Nënë Tereza e cila pra është me përmbajtje fetare”-  theksoi Hoxha.

Hoxha tutje tha se Filatelia e Postës së Kosovës do të vazhdojë në lansimin e pullave të ndryshme në vazhdimësi dhe padyshim sukseset  nuk do të mungojnë .

LM