Policia shkatërron një grup kriminal, po transportonte 135 kilogram marihuanë

Policia e Kosovës përmes një aksioni të koduar “çelsi” ka arrestuar disa persona në fshatin Bibaj në magjistralen Ferizaj-Gjilan, duke i shkatërruar një grup kriminal që po shpërndanin 135 kilogram narkotik të llojit marihuan.

Lajme

13/09/2017 14:23

Policia e Kosovës përmes një konference për shtyp ka treguar se njësia për luftimin e narkotikëve, me datën 11 shtator na magjistralen Ferizaj-Gjilan gjegjësisht në fshatin Bibaj ka marr një aksion për ta kontrolluar një depo nën dyshimin se aty po përgaditjej transportimi i drogës nëpërmes disa orendive.

Ky aksion i Policisë ka prangosur 6 persona dhe janë bastisur disa lokacione në Gjilan, Viti e Ferizaj.

Destinimin i kësaj roge ishte Zvicra, sipas PK-së.  Si prova materiale janw konfiskuar disa telefona dhe njw automjet, dhe nw koordinim me prokurorin e shtetit rasti po hetohet. /Lajmi.net/