Policia jep detaje për arrestimin e Feros

Reperi Fero bashkë me menaxherin e tij Mehmet Elshani janë shoqëruar në Stacionin e Policisë me dyshimin se dyshja në fjalë janë hakmarrë ndaj grupit që kanë rrahur reperin Fero para dy ditësh.

ShowBiz

22/03/2018 18:52

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 në stacionin Jugu në Prishtinë është hapur rast kansoje nga viktima i cili ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar nga tre persona të dyshuar. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe aktuialisht janë duke u intervistuar. Njërit  prej të dyshuarve gjatë kontrollit në stacion  policia i ka gjetur dhe konfiskuar një elektroshok”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net

Kujtojmë që pas sulmit ndaj Feros janë arrestuar edhe disa të dyshuar për këtë sulm, të cilët më pas janë liruar me procedurë të rregulltë./Lajmi.net/