Policia gjen 11 qese me drogë, 3 të arrestuar 

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit janë zënë në veturë civile me targa vendore duke përdor substancë të dyshuar narkotike "Marihuanë".

Lajme

13/12/2015 15:20

Gjatë kontrollimit tek personat janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese të substancës narkotike. Pas intervistimit të dyshuari janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.