Pohimi i ish-kreut të FBI: Besoja se Hillary Clinton do të fitonte – Lajmi.net
Pohimi i ish-kreut të FBI: Besoja se Hillary Clinton do të fitonte
Autori: Lajmi.net BotaLajme 18:25, 15 April 2018
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey thotë se besimi i tij se Hillary Clinton do të fitonte zgjedhjet presidenciale të 2016, mund të ketë ndikuar në mënyrën se si ai e menaxhoi hetimin mbi përdorimin nga ana e saj të një serveri privat e-maile-sh kur ishte Sekretare Shteti.

Ish-drejtori i FBI, i shkarkuar papritur nga Trump vitin e kaluar, njoftoi në korrik 2016 se nuk do të ngrinte akuza në hetimin ndaj praktikave të email-it të Hillary Clinton.

Por, në një lëvizje të diskutuar shumë, Comey i tha Kongresit vetëm pak ditë para zgjedhjeve, se FBI po rishikonte emaile shtesë në lidhje me hetimin. Në fillim të nëntorit, Comey pati njoftuar ligjvënësit se ato emaile nuk kërkonin veprime të mëtejshme.

Në një klip të publikuar nga ABC News të shtunën, George Stephanopoulos e pyet Comeyn për motivin e tij në këto raportime para Kongresit.

“A ishte vendimi për ta bërë këtë i ndikuar nga besimi juaj se Hillary Clinton do të fitonte dhe shqetësimi se nëse ajo fiton dhe lajmi zbulohet pak javë më vonë do të konsiderohej nga kundërshtarët e saj si një shenjë se ajo është presidente e paligjshme?”, pyet Stefanopulos.

“Mund të ketë qenë kështu! Unë nuk kujtoj të kem menduar me ndërgjegje për këtë, por mund të ketë qenë kështu. Unë po veproja në një botë në të cilën Hillary Clinton do të mundtte Donald Trump. Ky ishte një faktor. Nuk kujtoj ta kem thënë ndonjëherë, por mund ta kem ndjerë. Nëse ajo do të zgjidhej Presidente dhe unë do t’i fshihja faktet popullit amerikan, ajo do të ishte ilegjitime”, përgjigjet Comey.

Në librin e tij, “Një besnikëri e lartë”, Comey shpreh një ndjesi të ngjashme kur shkruan: “Është e mundur që për shkak se unë po merrja vendime në një ambjent ku Hillary Clinton dukej e sigurt se do të fitonte, shqetësimi im se mos e bëja Presidente të paligjshme përmes njoftimit se do të rihapja hetimin, mori një rëndësi më të madhe se sa do të kishte nëse rezultati do të dukej më i ndyshëm, apo nëse Donald Trump do të ishte në krye në sondazhe”.

Vetë Clinton ka cituar hetimin e Comeyt si një prej arsyeve pse humbi zgjedhjet./TCH

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO