Platori feston ditëlindjen, ky është urimi i Mihrijes

Në familjen e Naim Abazit ka një arsye më shumë për të festuar.

ShowBiz

12/11/2017 10:15

Djali i Mihrijes dhe Naimit feston ditëlindjen dhe padyshim që urimet më të përzemëta ai pranoi nga prindërit, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Mihrija ka uruar Platorin me fjalët më të ëmbla që një nënë ia dëshiron çdo fëmijëve të saj.

“120 të lumtura zemra ime…..M B”, ka shkruar ajo mbi fotografinë e Platorit që e publikoi në Instagram, kurse pranoi urime të shumta edhe nga ndjekësit e saj.

Kujtojmë që Platori është fëmija i vetëm i çiftit, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, kjo e fundit çdo herë ka pranuar komplimente në lidhje me dukjen e saj duke u krahasuar me 20 vjeçaret. /Lajmi.net/