Plaku anglez kap për fyti adoleshentin me bluzën e kombëtares, sherr i madh në autobus (Video)

Një video e publikuar në një faqe britanike e quajtur Imjustbait tregon një moment sherri midis një të moshuari britanik dhe një adoleshenti i cili mendohet se është shqiptar.

Lajme

29/03/2017 22:26

Pavarësisht se djali dëgjohet të flasë në gjuhen angleze, ai ka të veshur një bluzë të kombëtares shqiptare të futbollit.

Nuk dihen saktësisht detajet e sherrit por me sa kuptohet nga video, i moshuari është shoferi i një mikrobusi dhe po debaton në anglisht me djalin.

Në një moment duket se si i moshuari britanik kap për fyti adoleshentin dhe i thotë të zbresë, ndërsa djali dëgjohet ta pyesë “Çfarë të kam bërë?”