Plagosen 17 ushtarë turq

Ushtria turke ka njoftuar se kryengritësit kurdë kanë aktivizuar një lëndë të improvizuar shpërthyese në krahinën Haqari, në momentin kur po kalonte një automjet i ushtrisë.

Bota

17/07/2017 23:47

Sulmi ndodhi në afërsi të qytetit Jusekova dhe me këtë rast u plagosen 17 ushtarë turqë, u theksua në komunikatën e ushtrisë.

Ushtarët u evakuuan me shpejtësi dhe u dërguan në spital, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje kritike.

Ka tashmë mbi tri dekada që Partia Punëtore e Kurdistanit po lufton autoritetet turke dhe si pasojë e këtij konflikti deri me tani janë vrarë mbi 40 mijë njerëz. Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësojnë si organizatë terroriste Partinë Punëtore të Kurdistanit.