Plaçkiten dhe lihen në rrugë dy refugjatë kosovarë

Dy të rinj, refugjatë të ardhur ilegalisht nga Kosova, nën kërcënimin me revole janë plaçkitur dhe nxjerrë nga vetura nga një person i panjohur.

Lajme

10/12/2014 20:11

Sipas dy të plaçkiturve, kjo ka ndodhur paraditen e së martës në një pompe benzine në Nickelsdorf (Austri), transmeton Albinfo.ch.

Më parë ata i kishte sjellë ilegalisht një person tjetër, duke i transportuar përmes Hungarisë në Austri me një kombi nëpër autostradën A4. Në pompën e përmendur të benzinës ata ishin udhëzuar të kalonin në një veturë tjetër. Ngasësi i veturës pak pas nisjes ndaloi veturën dhe ju drejtoi revolen, duke i kërcënuar që të dorëzojnë paratë që i kishin, shkruan regionews.at.

Ai ua ka grabitur 1,450 euro dhe dy telefona mobil. Pastaj ai i detyroi të dalin nga vetura.

Policia dhe inspektorët policorë janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.