‘Pjesa ime e preferuar e ditës’, ja për kë thotë Vesa Luma

Vesa Luma është mjaft e përkushtuar ndaj familjes.

ShowBiz

22/01/2019 22:39

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma prej vitesh është e martuar me reperin, Big Basta dhe ka një djalë të quajtur, Lian, shkruan lajmi.net.

Në një foto të fundit të ndarë në InstaStory, ajo shfaqet dorë për dore me djalin teksa thotë disa fjalë emocionuese.

“Pjesa ime e preferuar e ditës”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.

Sa i përket projekteve muzikore ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re e cila pas rikthimit të saj në Kosovë është angazhuar në një radio. /Lajmi.net/