Peticion kundër lokacionit të shkollës

Banorët e tri ndërtesave të kompleksit 300 në Fushë- Kosovë i janë drejtuar me një peticion kryetarit Burim Berisha dhe institucioneve tjera.

Lajme

20/07/2017 15:44

Banorët e ndërtesave që në Fushë-Kosovë njihen me emrin Kompleksi 300 i janë drejtuar kryetarit të komunës me një peticion kundër lokacionit të përcaktuar për paralelen e ndarë të Shkollës “Mihajl Grameno”.

Peticioni përveç kryetarit Burim Berisha është drejtuar në adresat elektronike  sekretarëve të përhershëm në ministritë e arsimit, infrastrukturës dhe ambientit, i dhe zyrave të kryeministrit, kuvendit dhe presidentit të Kosovës.

Me peticion banorët e këtyre ndërtesave kërkojnë që shkolla, punimet për të cilën kanë filluar të mos ndërtohet në lokacionin e përcaktuar, pasi është larg kompleksit më pak s 4 metra.

Banorët ankohen se fillimi i ndërtimit të shkollës ua ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit, ndërsa do t’ua nxjerrë jashtë loje edeh sistemin e kanalizimit.

Bnorët në peticion ia kujtojnë kryetarit Berisha se ai është zgjedhur nga votat e popullsisë së Fushë- Kosovës dhe duhet të dëgjojë hallet e tyre.

150 familje që jetojnë në këtë kompleks konstatojnë se vendi i paraparë për shkollë nuk i plotëson kushtet për shkak të mungesës së hapësirës.

Banorët ishin ankuar se nëse këtu ndërtohet shkolla, ata duhet t’i shesin banesat e tyre, ndërsa komuna kishte deklaruar se nuk ka shumë hapësira komunale ku mund të realizohen projekte . /Kallxo.com/