Pesë pavërtetat të cilave gjithmonë u besojmë

Në jetë hasim një gamë të madhe të ideve se çka është e drejtë e çka e gabuar.

Fun

31/05/2016 13:05

Ne shumë herë dëgjojmë nga të tjerët këshilla dhe gënjeshtra që automatikisht i pranojmë si të vërteta, transmeton lajmi.net.

Këto janë disa gjëra të pavërteta, ose më mirë të themi gënjeshtrat të cilat i besojmë, por ju ndihmojnë të kuptoni cilat janë ato potenciale të dëmshme që qëndrojnë në kokën tonë.

  1. I vetëm do të thotë i vetmuar

I vetëm nuk do të thotë gjithmonë i vetmuar, ashtu si një marrëdhënie që nuk do të thotë gjithmonë të jenë të lumtur. Të qenit vetëm asnjëherë nuk do të shkaktojë vetmi, ashtu si marrëdhëniet e gabuara.

  1. Lumturia vjen kur ke gjithçka që do

Të jesh i lumtur nuk do të thotë që nuk meriton më shumë, do të thotë të jesh falënderues për gjithçka që ke, dhe të kesh durim për çka vjen më shumë.

  1. Dhimbja është diçka që shihet

Kurrë mos nënçmoni dhimbjen e një personi tjetër sepse është krejt e sinqertë dhe çdokush provon ta luftojë. Disa njerëz janë thjesht më të mirë për ta fshehur dhimbjen. Askush nuk mund ta shoh dhimbjen e dikujt, e as ta ndjej njësoj, prandaj është mirë të mos nënçmohet ai person.

  1. Vetëm njerëzit e privilegjuar jetojnë një jetë të mirë

Nëse çdo mëngjes zgjoheni duke thënë “Sot do të jetë një ditë e mirë” dhe, më pas, çdo mbrëmje “Sot ishte ditë e mirë”, atëherë do të vijë një ditë kur edhe ju do të shihni çfarë keni kaluar dhe do të qeshni duke thënë “Edhe unë jetova një jetë të mirë dhe të lumtur”.

  1. Të jeni të fuqishëm, do të thotë të mos ndjeni dhimbje

Në realitet, njerëzit e fuqishëm janë të vetmit që ndjejnë më shumë dhimbje, e pranojnë atë, mësojnë nga ajo dhe punojnë në të. Krejt çka duhet është të keni kurajë të largoni pa turp dhimbjen dhe lotët dhe të keni forcë. /lajmi.net