Përse i kafshojmë thonjtë?

Kafshimi i thonjve prej kohësh është konsideruar si një zakon i keq në rastin më të mirë dhe një formë varësie në rastin më të keq. Pavarësisht pasojave sociale dhe atyre shëndetësore, mbi 30 përqind e njerëzve e bëjnë një veprim të tillë.

Lifestyle

15/11/2016 23:04

Ekzistojnë 4 arsye kryesore se përse njerëzit kafshojnë thonjtë:

Është një formë kënaqësie

Sipas Tracy Foose, profesoreshë e Psikologjisë në Shkollën e Mjekësisë UCSF, të kafshuarit thonjtë të jep një ndjesi “relaksuese”. Duke qenë një formë kënaqësie e pandërgjegjshme, ngrënia e thonjve mund të jetë një mënyrë ngushëllimi në situata stresuese, ose mund t’ju qetësojë gjatë kohës që po angazhoheni në një punë të vështirë.

Jeni perfeksionistë

Duke e lidhur me idenë e komfortit, një studim i publikuar në një revistë shkencore mbi sjelljen, thotë se ata që  nevrikosen apo irritohen shpejt kanë tendencën për t’u qetësuar duke kafshuar thonjtë.

Predispozitë genetike

Një tjetër punë kërkimore hedh tezën se mund të ketë një lidhje mes zakonit të të kafshuarit thonjtë dhe historisë së familjes. Profesori Shari Lipner nga Weill Cornell Medicine thotë se një e treta e atyre që kafshonjë thonjtë kanë një pjesëtar të familjes që bën të njëjtën gjë.

Është një formë e Çrregullimit Obsesiv Kompulsiv (OCD)

Kjo e fundit ka shkaktuar jo pak debat. Në 2012 –ën, Asosacioni Amerikan i Psikiatrisë e listoi kafshimin e thonjve si një formë OCD. Megjithatë një pjesë e madhe e psikiatërve nuk bien dakord me këtë vendim, duke e konsideruar një formë shumë të lehtë të këtij çregullimi.

Përse nuk duhet t’i kafshoni thonjtë?

Ky veprim dëmton dhëmbët dhe nofullën, mund të përhapë infeksione, por mbi të gjitha nuk ju bën aspak tërheqës në sytë e të tjerëve./Tv Klan