Përleshje fizike në ndërtesën e Komunës së Suahrekës (Dokument)

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës sot brenda ndërtesës së Komunës së Suharekës.

Lajme

28/03/2017 19:37

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha e ka konfirmuar këtë ngjarje, duke shtuar se bëhet fjalë për një incident në mes drejtuesve të kompanive të udhëtimit.

“Ka pasur një raport nga Policia për këtë incident. Është diçka ndërmjet kompanive transportuese por detaje nuk mund të japim”, ka thënë Berisha për lajmi.net

Kurse i kontaktuar nga redaksia, zëdhënësi i komunës së Suharekës nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin, por ka thënë se përleshja nuk ka qenë ndërmjet punëtorëve të komunës.

Dje gjatë ditës Theranda Post kishte raportuar për një kallëzim penal që Ruzhdi Kurtishaj nga ‘Sharr Travel’ e kishte bërë ndaj drejtorit të arsimit në Suharekë, Sherif Berisha dhe drejtorit të shkollës së mesme profesionale ‘Abdyl Ramaj’.

Në këtë kallëzim dy personat akuzoheshin se e kishin dëmtuar këtë kompani, me qëllim të përfitimit të një shume të konsiderueshme të të ardhurave financiare. /Lajmi.net/